Bayerni shkatrron Verderin, harrohet Guardiola

Futboll

Bayerni shkatrron Verderin, harrohet Guardiola

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 23:12
Bayern Munchen, Verder Bremen

Bayern Munchen e ka nisur në mënyrën më perfekte sezonin e ri në Bundesligë, duke mundur me rezultat tenistik në “Allianz Arena” Verder Bremenin. Një Bayern i pamëshirshëm ndaj kundërshtarit duke dominuar totalisht takimin. Ka qenë spanjolli Xabi Alonso ai që ka hapur festivalin bavarez, duke shënuar një supergol në minutën e 9-të të ndeshjes. Dhe pas vetëm 4 minutash Levandovski dyfishoi rezultatin.

Me rezultatin 2-0 u mbyll pjesa e parë e ndeshjes, me një Bayern që zotëroi gjithçka në fushën e lojës. Por pjesa e dytë do të ishte fatale për miqtë.vetëm 1 minutë ju desh bomberit Levandovski që të shënonte golin e tretë për Bayernin dhe të dytin personal. Më pas do të shënonte edhe kapiteni Lahm si dhe “mbreti” Riberi.

Ndërkohë që në minutën e 77-të SuperLeva do të shënonte dhe golin e 6-të të ndeshjes dhe të tretin personal. Në ndeshjen e parë bavarezët u dukën një ekip totalisht ndryshe nga ai i vitit të shkuar.

Mesa duket pas kësaj ndeshjeje në Bavari ka vetëm një emër Carlo Ancelotti, duke bërë që të harrohet përfundimisht tekniku spanjoll Pep Guardiola, i cili u largua nga Gjermania në fund të sezonit të shkuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat