Chelsea interesohet për Alonson, Fiorentina ia tregon çmimin

Futboll

Chelsea interesohet për Alonson, Fiorentina ia tregon çmimin

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 17:52
Marcos Alonso

Sipas raporteve, Fiorentina i ka thënë Chelseat se duhet të paguajnë 25 milionë euro për shërbimet e mbrojtësit të majtë, Marcos Alonso.

Sipas Tuttomercatoweb, klubi anglez dhe ai italian aktualisht janë në negociata për 25-vjeçarin spanjoll.

Chelsea e ka kërkuar atë për krahun e majtë, pasi ai mund të luajë në mbrojtjen me katër ose në një rol më të avancuar të një mesfushë me pesë.

Sipas po këtij mediumi italian, pretendohet se Violat nuk do të lëvizin nga vlerësimi i tyre prej 25 milionë për spanjollin.

Alonso është nën kontratë në klubin nga Firence deri në qershor të 2021 dhe ka qenë në Itali që nga vera e vitit 2013, pasi më parë kë bërë përvojë duke luajtur në Angli me Boltonin dhe Sunderlandin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat