Spanja lë jashtë dy yje

Futboll

Spanja lë jashtë dy yje

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 17:25
Lista e Spanjës

Iker Casillas dhe Cesc Fabregas janë lënë jashtë skuadrës së Spanjës. Julen Lopetegui, selektori i Spanjës, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Lihtenshtajnit, e cila do të luhet në kuadër të kualifikimeve për Botërorin ‘Rusia 2018’. Lopetegui jashtë listës ka lënë yjet si Iker Casillas dhe Cesc Fabregas. Risi në ekip është thirrja e të riut të Atletico Madridit, Sauli Niguez.  Lista e të ftuarve: Portier: De Gea, Reina y Adrián, Mbrojtës: Ramos, Piqué, Bartra, Sergi Roberto, Carvajal, Javi Martínez, Jordi Alba, Azpilicueta, Mesfushor: Saúl, Marco Asensio, Busquets, Thiago, Koke, Silva, Mata, Lucas Vázquez, Sulmues: Alcácer, Nolito, Morata, Costa y Vitolo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat