Lenjani nuk largohet nga Rennes

Futboll

Lenjani nuk largohet nga Rennes

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 17:13
Ermir Lenjani

Ermir Lenjani duket se dëshironte të qëndronte te Rennes, kur refuzoi largimin para pak ditësh, dhe tani duket se ia ka dalë mbanë.

Anësori i kombëtares shqiptare luajti javën e shkuar, krejt papritur, ndërsa është grumbulluar sërish për sfidën e fundjavës në Montpellier, me trajnerin Christian Gourcuff që e ka përfshirë te reparti i mesfushës.

Duke përfshirë Lenjanin, mesfusha ka vetëm 5 lojtarë në dispozicion për nesër dhe me shumë mundësi shqiptari do të jetë titullar.

Klubi francez duket se ka vendosur ta mbajë përfundimisht Lenjanin dhe kjo kuptohet edhe nga lëvizjet e trajnerit Gourcuff , i cili për ndeshjen e nesërme në nuk ka grumbulluar shumë lojtarë.

Shumë futbollistë duan largimin dhe për këtë Lenjanit mund të mbetet përfundimisht te skuadra kuqezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat