Pse mungon Ronaldo?

Futboll

Pse mungon Ronaldo?

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 15:12
Ronaldo

Cristiano Ronaldo do të mungojë në ndeshjet e para të Portugalisë pas triumfit në “Euro 2016”, derisa vazhdon rikuperimin nga lëndimi i gjurit i pësuar në finalen e madhe në Francë. Kapiteni i Portugalisë nuk ka bërë ende asnjë paraqitje për Real Madridin gjatë këtij sezoni dhe nuk është ftuar për miqësoren kundër Gjibraltarit më 1 shtator, dhe ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin botëror 2018 kundër Zvicrës, pesë ditë më vonë.

Ekipi i Portugalisë.

Portierët: Anthony Lopes (Lyon), Eduardo (Chelsea), Rui Patricio (Sporting Lisbon).

Mbrojtësit: Bruno Alves (Cagliari), Cedric (Southampton), Eliseu (Benfica), Joao Cancelo (Valencia), Jose Fonte (Southampton), Luis Neto (Zenit), Pepe (Real Madrid), Raphael Guerreiro (Borussia Dortmund).

Mesfushorët: Adrien (Sporting Lisbon), Andre Gomes (Barcelona), Danilo Pereira (FC Porto), Joao Mario (Sporting Lisbon), Joao Moutinho (Monaco), Renato Sanches (Bayern Munich), William Carvalho (Sporting Lisbon).

Sulmuesit: Andre Silva (FC Porto), Bernardo Silva (Monaco), Eder (Lille), Nani (Valencia), Rafa Silva (Braga), Ricardo Quaresma (Besiktas).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat