48 klube në 12 grupet e Europa League në futboll, do të luftojnë për dy vendet e para që shpien në rrethin tjetërVeçori është grupi A, ku tri skuadra të mirënjohura do të garojnë mes vete, si Manchester Utd që drejtohet nga Jose Mourinho, Feyenord e Fenerbahce, si dhe ekipi pak i njohur ukrainas, Zorya. Manchester Utd është favoritë në grup së bashku me Fenerbahcen, por pa lënë anash edhe dy ekipe tjera. Roma që u eliminua në play-off të Champions Leagues, do të jetë në grupin E me Plzen-in, Austria Vjenën dhe Astra-n. Romakët janë favoritë i grupit dhe me synime që të shkojnë sa më lart. Edhe grupi G konsiderohet si shumë i fortë, pasi që bëjnë pjesë Ajax, Standard Liège, Celta dhe Panathinaikos. Nga 12 grupe, dy vendet e para kualifikohen, pra gjithsej 24 ekipe. Garat nisin me 15 shtator dhe priten të jenë me rivalitet të madh në secilin grup. Disa skuadra të njohura, si Manchester Utd, Interi, Athletic Bilbao, Ajax, Fenerbahce, Villareal, Schalke, Shakhtar etj, llogariten se mund ta kalojnë fazën e grupeve.
Grupi A
Man. United
Fenerbahce
Feyenoord
Zorya
Grupi B
Olympiacos
APOEL
Young Boys
Astana
Grupi C
Anderlecht
St-Étienne
Mainz
Qabala
Grupi D
Zenit
AZ Alkmaar
M. Tel-Aviv
Dundalk
Grupi E
Plzen
Roma
Austria Vjenë
Astra
Grupi F
Athletic
Genk
Rapid Vjenë
Sassuolo
Grupi G
Ajax
Standard Liège
Celta
Panathinaikos
Grupi H
Shakhtar Donetsk
Braga
Gent
Konyaspor
Grupi I
Schalke
Salzburg
Krasnodar
Nice
Grupi J
Fiorentina
PAOK
Liberec
Qarabag
Grupi K
Inter
Sparta
Southampton
H. Beer-Sheva
Grupi L
Villarreal
Steaua
Zurich
Osmanlispor