Dy ekipe në garë për mbrojtësin Gjimshiti

Futboll

Dy ekipe në garë për mbrojtësin Gjimshiti

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 13:51
Berat Gjimshiti

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti, pritet të largohet nga skuadra e Atalantës gjatë ditëve të ardhshme që janë dhe të fundit në merkaton e verës. Largimi nga skuadra e Serie A, vjen pasi mbrojtësi nuk ka hapësirat e duhura në formacionin e skuadrës.

Ndërkohë interesim të madh për të ka shfaqur skuadra e ngjitur në Serie A, Krotone. Por përveç Krotones në garë është futur edhe Avelino e cila ndodhet një kategori më poshtë në Serie B.

Largimi nga Atalanta do të thoshe një vend në formacionin bazë për Gjimshitin tek Krotone ose Avelino, pasi në skuadrën aktuale aktivizimi i tij është i pamundur për shkak të konkurrencës së madhe në mbrojtje.

Gjatë këtyre ditëve pritet që mbrojtësi të vendos për të ardhmen e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat