Ja kur përplasen mes vete vëllezërit Xhaka! Graniti ka një mesazh

Futboll

Ja kur përplasen mes vete vëllezërit Xhaka! Graniti ka një mesazh

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 11:33
Granit e Taulant Xhaka

Baseli, kampioni i Zvicrës, si gjithmonë njihet si skuadër e papërshtatshme për skuadrat angleze. Arsenali është në grupin A të Champions Leagues me Baselin, PSG-në dhe Ludogeretsin.  Interesant është fakti se vëllezërit Xhaka do të luajnë kundër njëri-tjetrit. Graniti luan për Arsenalin dhe Taulanti për Baselin. Përplasja e parë është me 28 shtator në Emirates në mes Arsenalit dhe Baselit.  “Çfarë duhet të them pas shortit të Champions. Pasi luajta kundër gjakut tim, Taulant Xhaka në Euro 2016, sipas gjasave do të përballemi sërish në Champions”, shkruante në faqen zyrtare Graniti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat