Schalke transferon objektivin e Milanit

Futboll

Schalke transferon objektivin e Milanit

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 08:36
Benjamin Stambouli

Benjamin Stambouli është larguar më në fund nga skuadra e tij Paris Saint Germain.

Edhe pse ishte skuadra e njohur italiane Milan që kërkonte me ngulm shërbimet e tij, Stambouli në fund ka zgjedhur kampionatin gjerman.

Schalke ka arritur ta bind lojtarin dhe klubin duke e blerë atë për 10 milionë euro dhe duke ia marrë nga dora Milanit që e kërkonte huazim me drejtë blerje.

26-vjeçari ka nënshkruar kontratë që e lidh me klubin bardh e kaltër deri në vitin 2020.

Ndërkohë përveç Stambouli, klubi gjerman ka finalizuar edhe marrëveshjen me algjerianin Nabil Bentaleb nga Tottenham Hotspurs.

Me përforcimet e bëra këtë edicion, Schalke 04 llogaritët ndër skuadrat favorite për titull së bashku me Bayern Munichun dhe Borussia Dortmundin. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat