Shkëndija zhgënjeu! Hajvalia pësoi në fund

Futboll

Shkëndija zhgënjeu! Hajvalia pësoi në fund

Nga: K. Goca Më: 25 gusht 2016 Në ora: 22:04
Shkendija Gent

Shkëndija e Tetovës zhgënjeu në ballafaqimin e kthimit, duke pësuar me rezultat 4:0 nga Gent-i, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin "Filip II" në Shkup. Sfidën e parë të play-off-it, Shkëndija e humbi me 2:1 në Gent dhe me rezultat të përgjithshëm 6:1 u eliminuan nga garat e Europa Leagues. Skuadra kuqezi kishte rastin historik të siguroi vizën për në fazën e grupeve, por nuk i shkoi ndoresh në sfidën e kthimit. Para ndeshjes ishte optimizëm se do ta përmbysin humbjen e takimit të parë, por ashtu nuk ngjau, ngase skuadra belge u tregua më konkrete dhe realizoi katër gola në pjesën e dytë.  Futbollisti Coulibaly ka qenë fatal për tetovarët. Ai shënoi në minutën e 60-të dhe të 69-tën, pastaj Perbet (81') e Neto (86'), duke i dhënë goditje të rëndë Shkëndijes.  Skuadra shqiptare me gjithë eliminimin, ka dëshmuar lojëra të nivelit të lart, por me Gent-in nuk luajtën ashtu siç pritej. Ndërkaq, Hajvalia në konkurrencën e femrave, tregoi lojë të fortë dhe ishin të pafat, duke pësuar në fund me rezultat 1:0 nga Apollon Limassol nga Qiproja, në takimin e dytë të grupit 1 të Champions League. Pas barazimit 1:1 me PAOK nga Greqia, Hajvalia ishte afër një pike, por fati nuk ishte në anën e tyre. Në minutën e 89-të, Nielsen shënoi për fitoren e Apollonit dhe ia siguroi fitoren e pozitën e parë me 6 pikë, duke e kualifikuar më tutje. Në xhiron e fundit, Hajvalia ndeshet me ekipin nga Ishujt Faroe, Klaksvik, kurse Apollon me PAOK-un, por këto do të zhvillohen më shumë për formalitet dhe për një pozitë më të mirë në grup. Trajneri Emin Bajrami me gjithë humbjen duhet të jetë ballëlart, sepe luftuan deri në fund, por një pakujdesi dhe pësuan. Apollon kryeson me 6 pikë, pasojën PAOK me 2,  Hajvalia 1 e Klaksvik me 1 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat