Asani largohet nga Maqedonia, vishet kuqezi

Futboll

Asani largohet nga Maqedonia, vishet kuqezi

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 18:29
Jasir Asani

Lajm i mirë për kombëtaren e Shqipërisë U-21 në prag të përballjes me Greqinë në udhëtim në kualifikueset e Euro 2017. Sulmuesi i Vardarit të Shkupit, Jasir Asani, ka marrë përgjigje pozitive nga FIFA për të përfaqësuar Shqipërinë në rang kombëtaresh. Futbollisti i lindur në Shkup në vitin 1995, nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook, njoftoi se më në fund FIFA legalizoi vullnetin e tij. Ai shtoi më tej se ndihet shumë i lumtur që do të mund të kontribuojë për ngjyrat kuqezi. Asani ka qenë pjesë e përfaqësueseve të moshave të Maqedonisë U-19, U-20 dhe U-21, me të cilat është aktivizuar në gajshtë ndeshje duke shënuar një gol.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat