Bravo: Ja pse u largova nga Barcelona

Futboll

Bravo: Ja pse u largova nga Barcelona

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 17:32
Claudio Bravo

Claudio Bravo ka kompletuar transferimin nga Barcelona te Manchester City.

Portieri kilian që ka pasur një aventurË për t’u mos harruar te Barcelona, duke fituar dy tituj të ligës dhe një të Ligës së Kampionëve, ka thënë se largimi nga ‘Camp Nou’, nuk ka qenë një vendim i lehtë.

Por, mundësia për të punuar me Pep Guardiolan sipas tij, është një mundësi që nuk duhet refuzuar.

“Nuk ishte e lehtë për të lënë një skuadër si Barcelona, ku kam kaluar dy vite fantastike, por mundësia për të punuar me Guardiolan ishte shumë e mirë dhe nuk mund të refuzohet”, ka deklaruar Bravo.

City i për Bravon i ka paguar Barcelonës 17 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat