Valon Berisha i bashkohet Kosovës

Futboll

Valon Berisha i bashkohet Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 25 gusht 2016 Në ora: 16:35
Valon Berisha

Kosova gjithnjë e më shumë po bëhet gati për eliminatore të Kampionatit Botëror – ‘Rusia 2018’. Ata në hapje takohen si mysafir me Finlandën, e cila zhvillohet me 5 shtator.  Valon Berisha është futbollisti i radhës që i bashkohet Kosovës. “Një tjetër futbollist i jashtëzakonshëm i është bashkuar Kosovës, Valon Berisha, i cili le Norvegjinë për t' u kthyer te Kosova! Pas bisedës me selektorin Bunjaku dhe familjen e tij Valoni ka vendos ti bashkohet Kosovës, kurse Vetoni mbetet te Norvegjia. Ne kemi pasur kontakt me Valonin që një kohe të gjatë...madje selektori e kishte vizituar kur ai pati një lëndim të rëndë para disa kohësh”, tha Bajram Shala, menaxher i kombëtares.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat