Ançeloti thotë skuadrat që i sheh si favorite

Futboll

Ançeloti thotë skuadrat që i sheh si favorite

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 14:55
Karlo Ançeloti

Trajneri i Bajernit të Mynihut, Karlo Ançeloti ka dhënë një mendim, se cilat janë skuadrat që ai i sheh si favorite për këtë sezon në Seria A. Sipas tij, titulli do të diskutohet mes Juventusit, Romës dhe Napolit. Ançeloti tha për “Korriere Dello Sport” se edhe ekipi i Sasuolës mund të jetë pranë skuadrave të mëdha të njohura italiane në renditje. Për të, Sasuolo mund të bëjë çudinë.

“Juventusi është favorit. Edhe Roma do të jetë rivale e fortë, megjithëse nuk e ka më Pjaniçin. Napoli shkakton gjithnjë probleme”, tha trajneri i ekipit gjerman. Ai shtoi se po sheh me kujdes ecurinë e Sasuolës, që e sheh si ekip surprizë në Serinë A. Ançeloti ka drejtuar ekipet e Parmës, Juventusit dhe të Milanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat