Në profilin zyrtar të facebook-ut, Alban Meha, ka postuar një foto se është kthyer në klubin turk, Konyaspor. Mirëpo, në faqen e klubit turk nuk ka asgjë zyrtare deri më tash por që pritet të konfirmohet rikthimi i tij. Meha është pjesë e kombëtares së Kosovës, i cili ka qenë në Arabi, në klubin Al-Nassr.