Hajvalia iu bëri të qartë s’e futbolli i Kosovës e ka merituar që moti të luajë në Champions

Futboll

Hajvalia iu bëri të qartë s’e futbolli i Kosovës e ka merituar që moti të luajë në Champions

Nga: Robert Gjeraj Më: 25 gusht 2016 Në ora: 11:01
Robert Gjeraj

Debate

Hajvalia bëri krenarë gjithë shtetin e Kosovës, sepse debutoi me një barazim fantastik me rezultat 1:1 me PAOK-un nga Greqia. Një debutim për merak në Champions League në konkurrencën e femrave në futboll dhe që na bëri të gjithëve që të ndihem të lumtur, sepse treguam pasqyrën tonë, se kemi talent, kemi futboll dhe e kemi merituar që moti të jemi në shtëpinë më të madhe evropiane e botërore. Sepse është hera e parë që marrim pjesë në garën me prestigjioze për futbollin e femrave, dhe ky është një prezantim fenomenal për shtetin tonë. Kjo dëshmon se sa kemi talent për futbollin femëror sidomos kjo ka dëshmuar dhe e ka vërtetuar që ne kemi qenë gjithmonë të gatshëm për pranim. Ky rezultat ka arsyetuar pranimin në UEFA e FIFA. Vashat bënë lojë të madhe, treguan përgjegjësi në fushë dhe kjo u shpërblye edhe me një pikë të artë në fazën e grupit 1. Prandaj, ky rezultat na gëzoi të gjithëve, sepse  disa kanë menduar se do të zhgënjejnë këto vasha qysh në hapje, por ndodhi e kundërta dhe ishte rezultat që vërtet i fascinoi të gjithë sidomos edhe vet organizatorët.  Prandaj, me investime më të mëdha mund të jemi në pozicion edhe më të mirë sidomos të cilësisë. Problemi kryesor është te investimet sepse kualiteti nuk mungon në asnjë moment por vetëm duhet investime, kushte e infrastrukturë që të jemi të gatshëm për çdo lloj sfide. Barazimi ka vlera të shumëfishta. E para, treguam se kemi nivel, jemi në gjendje të ballafaqohemi me ekipe që ka më shumë se 30 ndeshje përvojë në arenën ndërkombëtare. E dyta, kemi treguar një pasqyrë të vendin tonë se ka futboll në gjininë femëror dhe mund të avancojmë shumë me pak investime. E treta, vashat dhanë të gjitha që munden dhe morën pikën e parë. Ato treguan se kanë cilësi dhe janë në gjendje të luajnë me çdo ekip.  Sidomos barazimi i bëri krenar jo vetëm vashat e Hajvalisë, gjithë Kosovën, sepse ishte ndeshja e parë e cila do të regjistrohet në historinë e futbollit femëror. Kështu që çdo rezultat i mirë në rrafshin ndërkombëtar është edhe një gjë shumë pozitive për sportin tonë, sepse befasuam të gjithë ata që ishin të pranishëm në stadiumin e Qipros, por edhe njerëz përgjegjës të UEFA-s, ku tani na shohin me një sy të mirë dhe të marrim nota pozitive, si për lojë, si për angazhimin e madh dhe disiplinën që treguan për gjatë gjithë 90 minutave. Iu treguam të gjithëve se padrejtësisht jemi mbajtur të izoluar nga futbollit evropian.

Autori është kapiten i klubit të futbollit Liria nga Prizreni

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat