Adnan Januzaj flet pas golit të fitores

Futboll

Adnan Januzaj flet pas golit të fitores

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 08:39
Adnan Januzaj

Mesfushori sulmuesi i Sunderlandit, Adnan Januzaj, ka filluar të gjej vetën në skuadrën e re, ku shënoi gol kundër Shrewsbury Town.

Goli i tij e kaloi tutje skuadrën e ‘Maceve të zeza’, që do të përballet me QPR-në raundin e ardhshëm.

Djaloshi me prejardhje nga Istogu ka thënë se është i lumtur që ka gjetur golin.

“Natyrisht që nuk ka qenë një ndeshje e lehtë. Ata u mbrojtën mirë me 11 lojtarë prapa. Nuk është e lehtë kur luan me skuadra si kjo”.

“Kur pranova topin pash që i kam katër lojtarë para meje dhe mu desh të gjuaja, provova shanset e mia dhe erdhi goli”.

Tifozët i kanë kushtuar një këngë dhe ai ndjehet i lumtur për këtë.

“Natyrisht, me jep shumë besim ajo sa jam në fushë dhe jam i lumtur që shënuan fitore”. “Duhet ta shikojmë ndeshjet e raundit të ardhshëm që të ecim edhe më lartë”, ka thënë Januzaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat