Vllaznia, 8 afrime nuk mjaftojnë!

Futboll

Vllaznia, 8 afrime nuk mjaftojnë!

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 00:20
Vllaznia

Pavarsisht se gjatë kësaj vere janë afruar në skuadër plot 8 futbollistë, disa prej tyre me një ekperiencë të madhe mbi shpatulla në kategorinë Superiore, trajneri i Vllaznisë Armando Cungu ende nuk është i kënaqur me merkaton dhe pret të tjera përforcime deri në datën 31 Gusht. Në mbrojtje është afruar një futbollist i rëndësishëm si Ditmar Bicaj, në mesfushë Arsid Kruja, Olsi Gocaj dhe Yll Hoxha janë lojtarë me peshë që pritet ta ndihmojnë shumë Vllazninë në sezonin e ri ndërkohë që në sulm Brunild Pepa mund të konsiderohet një një blerje e goditur. Gjithsesi edhe pse afrimet kanë qenë të shumta nga skuadra shkodrane janë larguar jo pak lojtarë në këtë merkato ku spikasin më tepër emrat e portierit Dragojevic, mbrojtësve Polizoi Arbri dhe Esin Hakaj si dhe të sulmuesit Arlind Kalaja. Për këtë arsye trajneri Cungu u ka kërkuar drejtuesve të tjera përforcime në merkato pasi vetëm në këtë mënyrë Vllaznia mund të luftojë për vendet e para në sezonin e ri të kategorisë Superiore. Parësore për trajnerin e kuqebluve është të afrojë në skuadër një sulmues që mund ti garantojë Vllaznisë rreth 15 gola në një sezon. Sëfundmi në vendgrumbullimin e skuadrës shkodrane në Berane të Malit të Zi, janë afruar në provë dy futbollsitë të tjerë. Bëhet fjalë për sulmuesin slloven, Ziga Kastrevec dhe mesfushorin organizator nga Maqedonia Hristian Denkovski. Të dy këta lojtarë do të provohen në një ndeshje miqësore dhe më pas trajneri Cungu dhe stafi i tij do të vendosin nëse do të jenë ose jo përfundimisht pjesë e Vllaznisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat