Hart i pakënaqur me trajtimin që po i bën City

Futboll

Hart i pakënaqur me trajtimin që po i bën City

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 20:17
Joe Hart

Joe Hart duket se ka prishur marrëdhëniet me trajnerin Pep Guardiola.

Deri para ardhjes së trajnerit spanjoll, Joe Hart ishte i paprekshëm në ekipin e Manchester Cityt, por tani gjërat kanë ndryshuar.

Guardiola i ka treguar me vonesë portierit të kombëtares angleze se nuk do të jetë zgjedhja e tij e parë, pasi që ardhja e Claudio Bravos nga Barcelona do ta lërë atë në bankën e rezervistëve, transmeton KosovaPress.

Sipas ‘Daily Mail’, kjo situatë nuk po i pëlqen 29-vjeçarit i cili po shqyrton largimin nga ‘Etihad Stadium’.

Interesim për Hartin, kanë shprehur dy ekipet e qytetit Liverpool dhe Everton, të cilat kanë edhe një javë kohë për të bërë ndonjë ofertë para se të mbyllet afati kalimtar i verës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat