Chelsea nuk dorëzohet për Romagnolin, ja sa i ofron Milanit

Futboll

Chelsea nuk dorëzohet për Romagnolin, ja sa i ofron Milanit

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 18:13
Alessio Romagnoli.

Klubi londinez insiston për ta transferuar mbrojtësin italian Alessio Romagnoli.

Antonio Conte vazhdon të kërkojë një qendërmbrojtës dhe tani i ka vënë syrin talentit të Milanit, Alessio Romagnoli.

Klubi italian ka refuzuar ofertën e parë prej 30 milionë eurove, ndërsa tani ‘Blutë’, janë të gatshëm të ofrojnë deri 50 milionë vetëm për ta transferuar Romagnolin në ‘Stamford Bridge’.

Sipas ‘La Republica’, Chelsea dëshiron që t’i paguaj Milanit 45 milionë euro kesh dhe 5 milionë të tjera bonuse.

Kjo ofertë sigurisht se do të tundë drejtuesit e Milanit të cilët do të mendohen mirë, para se t’i kthejnë një përgjigje Contes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat