Ronaldo: Ky ishte lojtari më i mirë në Euro 2016

Futboll

Ronaldo: Ky ishte lojtari më i mirë në Euro 2016

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 17:45
Cristiano Ronaldo

Për Cristiano Ronaldo, bashkëvendësi i tij, Pepe, ishte lojtari më i mirë i Kampionatit Evropian Euro 2016 që u mbajt në Francë.

Portugalia tregoi sukses të madh duke triumfuar në Euro 2016, ku në finale mundi 1:0 organizatorët e Francës.

Njëri ndër lojtarët që ka luajtur rol kyç në këtë sukses, padyshim që është edhe mbrojtësi Pepe, të cilin Ronaldo e ka vlerësuar shumë gjatë një interviste për Uefa.com.

“Në librin tim, Pepe ishte i jashtëzakonshëm gjatë këtij viti. Ky ndoshta ishte sezoni më i mirë i tij. Unë jam i lumtur që ai është përfshirë në ekipin më të mirë të Euro 2016, dhe sipas mendimit tim ai ishte lojtari më i mirë i turneut”, ka deklaruar Ronaldo.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat