Finlanda shpall listën kundër Kosovës! Hetemaj nuk do me luajt ndaj atdheut të tij

Futboll

Finlanda shpall listën kundër Kosovës! Hetemaj nuk do me luajt ndaj atdheut të tij

Nga: Kemajl Goca Më: 24 gusht 2016 Në ora: 13:25
Përparim Hetemaj gjatë një ndeshje

Përzgjedhësi i kombëtares së Finlandës e ka publikuar listën zyrtare për ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror – ‘Rusia 2018’ në futboll. Finlanda do të takohet me Kosovën, e cila luhet me 5 shtator.  Finlandës i mungon futbollisti shqiptar nga Kosova, Përparim Hetemaj, i cili nuk do që të luajë kundër atdheut të tij.  Më 31 gusht, Finlanda zhvillon miqësore me Gjermaninë dhe me 5 shtator ndeshje zyrtare me Kosovën.  Hetemaj është anëtar i Chievos nga Verona dhe nuk do që të paraqitet ndaj Kosovës, kështu raportohet nga mediat e Finlandës. “Hetemaj nuk dëshiron të luajë kundër Kosovës, që është vendim i tij. Kjo është një situatë e vështirë dhe unë e kuptoj dhe e respektoj vendimin e tij”, ka thënë trajneri i Finlandës Hans Backe për YLE Sport.

Lista e Finlandës

Portierë

Lukas Hradecky, Eintracht Frankfurt
Niki Mäenpää, Brighton & Hove Albion FC
Jesse Joronen, Fulham FC

Mbrojtës

Jere Uronen, KRC Genk
Kari Arkivuo, BK Häcken
Albin Granlund, IFK Mariehamn
Niklas Moisander, SV Werder Bremen
Juhani Ojala, -
Paulus Arajuuri, KKS Lech Poznan
Jukka Raitala, Sogndal IL
Janne Saksela, RoPS
Markus Halsti, FC Midtjylland

Mesfushorë-sulmues

Joni Kauko, Randers FC
Thomas Lam, Nottingham Forest FC
Robin Lod, Panathinaikos FC
Roman Eremenko, PFC CSKA Moskva
Rasmus Schüller, BK Häcken
Kasper Hämäläinen, Legia Warszawa
Alexander Ring, 1.FC Kaiserslautern
Teemu Pukki, Brøndby IF
Joel Pohjanpalo, Bayer 04 Leverkusen
Eero Markkanen, AIK

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat