Një zyrtar i UEFA-s, kështu iu është drejtuar vashave të Hajvalisë...

Futboll

Një zyrtar i UEFA-s, kështu iu është drejtuar vashave të Hajvalisë...

Nga: Kemajl Goca Më: 24 gusht 2016 Në ora: 12:12
Emin Bajrami

Skuadra e Hajvalisë debutoi në fazën e grupeve të Champions League në futboll, në konkurrencën e femrave dhe bëri sensacion. Askush nuk ia kishte besën se Hajvalia do ta nisë misionin e saj historik me barazim (1:1) me PAOK-un nga Selaniku i Greqisë, kjo e fundit ka 30 ndeshje në garën prestigjioze. Një zyrtar i lart i UEFA-s dhe organizator për grupin 1 mbetet i mahnitur me lojën e vashave të Hajvalisë. “Sinqerisht ne takimin  e djeshëm, pra pas përfundimit të saj, një zyrtar i  lart i UEFA-s, organizator për grupin 1, ka ardhur e na ka përgëzuar individualisht secilin në ekip. Ai ishte i befasuar dhe i mahnitur me paraqitjen tonë dhe na tha:  Kemi menduar se jeni ekip i nivelit shumë më të ulët”, tregon për gazetën kombëtare “Bota sot” Emin Bajrami, kryetrajner i Hajvalisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat