Kosova ka gjyqtarë të talentuar!

Futboll

Kosova ka gjyqtarë të talentuar!

Nga: Besmir Haxhikadria Më: 24 gusht 2016 Në ora: 11:27
Besmir Haxhikadria

Debate

Në shumicën e sporteve shihet një mobilizim i madh sidomos pas pranimit të Federatave të ndryshme në federatat përkatëse ndërkombëtare. Secili sport synon ta rrisë nivelin e saj dhe të jenë më të denjë në rrafshin ndërkombëtarë. Mirëpo nga sportet me profitabile pa dyshim se është futbolli dhe që zgjon kureshtje të madhe të dashamirëve anekënd botës. Në ditët e fundit shihet një mobilizim i madh në futbollin tonë që t’i gjej sa më mirë në arenën ndërkombëtare veçmas me klubet për vitin që vjen, por edhe me kombëtaren e Kosovës e cila me 5 shtator do të zhvillojë ndeshjen e parë historike zyrtare në kualifikimet për Kampionatin Botëror. Dhe gjyqtarët janë pasqyra më e mirë e futbollit sidomos Kosovës i duhen sa më shumë cilësi si dhe gjyqtarët e rinj ta njohin rrjedhshëm edhe anglishten, por edhe ndonjë gjuhë tjetër të huaj, për të qenë sa më të përgatitur për sfidat që e presin në vitet e ardhshme. Krahas shumë gjyqtarëve që kemi me perspektiv, është edhe Ardit Halilaj, i cili premton shumë për të ardhmen. Ai me një angazhim të tij, me një guxim në ndarjen e drejtësisë, mund të avancojë shumë dhe të ardhmen mund të jetë një faktor që do të lë gjurmë në ndarjen e drejtësisë. Ai me referimin që po e bën duhet shumë shpejt të ngritët në një rang më të lartë, sepse do të tregoj aftësitë e tija që ka. Ai ka talent për të referuar dhe është mjaft inteligjent. Jo vetëm ai, por kemi edhe shumë gjyqtarë të rinj e të talentuar dhe që janë një e ardhme e ndritur. Investimi në gjyqtarë të rinj është garancia më e madhe për futbollin tonë. Sepse gjyqtarët janë pasqyra e një sporti, sepse kur ke gjyqtarë të mirë e të nivelit ashtu si e kërkon rregulli e rendi, sigurisht se edhe korrektësia do të jetë në nivelin më të lart dhe do të kemi me pak zhurmë nëpër fusha, ose ankesa nga vetë klubet dhe ndonjë padrejtësi. Sepse shumë herë ndodhë që gjyqtarët janë në sy të keq dhe faktorët më të mëdhenj që klubet pësojnë. Mirëpo, Kosova ka shumë talent dhe që është një e mirë për ta, ngase i siguron një garniturë afatgjate dhe disa prej tyre mund të avancohen jo vetëm në elitën e futbollit tonë, por të depërtojnë edhe në garat evropiane. Por e gjitha varet se si punojnë dhe sa janë të përpiktë në ndarjen e drejtësisë. Secili gjyqtar i ri të ardhmen e tij e ka në dorë të vetën, nëse është i mirë shkon tutje, por nëse jo, ngec!

Autori është gjyqtar i futbollit dhe kryetar i Asociacionit Rinor të Kosovës

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat