Spalletti: Roma nuk ka disiplinë

Futboll

Spalletti: Roma nuk ka disiplinë

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 08:30
Trajneri i Romës, Luciano Spalletti

Trajneri i Romës, Luciano Spalletti, nuk ka mundur ta shpjegojë moskualifikimin e skuadrës së tij në Ligën e Kampionëve.

Giallorossët pësuan me rezultat 3-0 në ndeshjen kthyese kualifikuese kundër Portos, ndërsa në atë takim dy lojtarë (Daniele De Rossi dhe Emerson) u përjashtuan me kartonë të kuq.

Ndërsa edhe në ndeshjen e parë Thomas Vermaelen u përjashtua me të kuq.

“Ajo që ndodhi ishte humbja e një ndeshjeje shumë të rëndësishme që do të na ndryshojë sezonin përpara dhe ne duhet ta pranojmë si të tillë”.

“Kartonët e kuq ishin naivë, sepse përfundimi i ndeshjeve me 11 lojtarë ishte karakteristika jonë në sezonin e kaluar. Asnjëherë nuk i dhamë shans arbitrit të na përjashtonte”.

“Tash po ndodh shumë shpesh dhe nuk mund ta kuptoj pse, sepse kemi qenë shumë të qetë”, ka deklaruar Spalletti për Mediaset Premium.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat