Hasi në Champions, shkruan historinë në futbollin polak

Futboll

Hasi në Champions, shkruan historinë në futbollin polak

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 00:27
Besnik Hasi

Besnik Hasi ka bërë historinë në vitin e parë si trajner i skuadrës polake, Legia Warszawa.

Trajneri nga Kosova, ka siguruar grupet e Ligës së Kampionëve me Legian, pasi ka luajtur barazim 1:1 në ndeshjen e kthimit me skuadrën Dundlak, ndërsa ndeshjen e parë në udhëtim e patën fituar 0:2.

Ky sukses është historik për skuadrën nga Polonia.

Hera e fundit që një skuadër e këtij vendi ka marrë pjesë në Ligën e Kampionëve, ka qenë viti 1997, shkruan Lajmi.net.

Para 20 vite, Widzew Lodz ishte skuadra e fundit polake që garojë në garën me elitare të futbollit në Evropë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat