Renato Arapi mesazh për Partizanin nga Turqia

Futboll

Renato Arapi mesazh për Partizanin nga Turqia

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 23:11
Renato Arapi

Gjashtë titujt kampionë të Shqipërisë të fituar me Skënderbeun shënuan kulmin e karrierës së tij futbollistike. Megjithatë, Renato Arapit i mjaftuan vetëm dy muaj për t’u lidhur me ngjyrat dhe tifozët e Partizanit, skuadër që vetëm pak kohë më parë e kishte rivale.

Pasi i dha fund aventurës te kryeqytetasit, ndoshta edhe më shpejt nga sa mund të ishte parashikuar, mbrojtësi 29-vjeçar kishte një mesazh për të kuqtë, të publikuar në adresën zyrtare në Instagram.

Një falënderim për Partizanin, të cilën Arapi e cilëson një familje të madhe, duke përfshirë tifozët, ekipin dhe presidentin Demi, që sipas lojtarit ishte njeriu i cili e mbështeti në hedhjen e hapit të rëndësishëm në karrierë, siç ishte transferimi në Turqi.

“Në aq pak muaj te Partizani, krijova shumë miq të mirë dhe përjetova emocione të jashtëzakonshme, që vetëm një klub i tillë ti dhuron. Krenar që isha pjesë e Legjendës”, shkruante lojtari në mesazhin e tij për 15 herë kampionët.

Renato Arapi u transferua te Boluspori në Ligën e Dytë turke, për të provuar tashmë në moshë të pjekur nje tjeter aventurë jashtë Shqipërisë pas asaj me Silkeborg ne Danimarke. Nga marrëveshja 2-vjeçare me klubin, mbrojtësi do të përfitojë rreth 240 mijë euro pagë në sezon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat