Hajvalia barazon në debutimin e saj në Champions

Futboll

Hajvalia barazon në debutimin e saj në Champions

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 22:13
Hajvalia

Skuadra e Hajvalisë për mrekulli e ka nisur garën e Champions Leagues, duke barazuar me rezultat 1:1 me PAOK-un nga Greqia, në ndeshjen e parë të grupit I, e cila u zhvillua në Qipro. Kosova për herë të parë përfaqësohet në garën prestigjioze  me ekipin e Hajvalisë dhe befasoi të gjithë për të mirë. Futbollistja Zelfije Bajramaj shënoi në minutën e 15-të për epërsinë e Hajvalisë, por greket barazuan përmes Vlasiadou në minutën e 57-të. Hajvalia me 25 gusht do të takohet me Apollon Limassol e cila fillon në orën 20.00.   Apollon kryeson me 3 pikë, pasojnë Hajvalia e PAOK me nga një pikë dhe Klaksvik i fundit me 0 pikë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat