Zyrtare: Dante largohet nga Wolfsburgu, transferohet në Francë

Futboll

Zyrtare: Dante largohet nga Wolfsburgu, transferohet në Francë

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 21:01
Mbrojtësi brazilian Dante

Mbrojtësi brazilian Dante, i ka dhënë fund aventurës së tij në Bundesligë dhe është transferuar në kampionatin francez.

Pas vetëm një viti në Wolfsburg, ish-mbrojtësi i Bayern Munichut, Dante i është bashkuar skuadrës franceze Nice, njofton klubi i Ligue 1.

32-vjeçari ka kryer testet mjekësore të hënën në mbrëmje derisa sot është prezantuar si futbollist i skuadrës franceze.

Ende nuk është bërë e ditur shuma të cilën Nice e ka paguar për lojtarin, por ai pritet që të debutojë këtë fundjavë në përballjen me Lille.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat