Chicharito bie nga shkallët dhe lëndohet, ja sa do të mungojë

Futboll

Chicharito bie nga shkallët dhe lëndohet, ja sa do të mungojë

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 19:33
Javier Hernadez

Javier Hernadez i njohur si Chicharito ka pësuar një lëndim mjaft të çuditshëm.

Futbollistët zakonisht pësojnë lëndime gjatë stërvitjeve apo ndeshjeve. Mirëpo, Chicharito, ka pësuar një lëndim jo të zakonshëm.

Ai ka rënë nga shkallët e banesës së tij dhe ka thyer dorën. Si pasojë e kësaj, sulmuesi i Bayer Leverkusenit, i është nënshtruar një operacioni dhe do të mungojë për të paktën dy javë.

“Chicharito ka rënë nga shkallët e apartamentit ku ai banon dhe të martën është operuar. Ai do të mungojë në fillimin e sezonit të Bundesligës dhe presim që të kthehet pas afro dy javësh”, thuhet në komunikatën e klubit gjerman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat