Kastrati ka synime të mëdha me Klagstorps IF, që ka shumicën shqiptarë

Futboll

Kastrati ka synime të mëdha me Klagstorps IF, që ka shumicën shqiptarë

Nga: Kemajl Goca Më: 23 gusht 2016 Në ora: 17:54
Pamje nga një ndeshje e Dardan Kastratit

Klagstorps IF ka një numër të madh të futbollistëve shqiptar dhe që garojnë në divizionin e pestë të Ligës së Suedisë. Ky klub ka aspirata që të ngjitet në rangun e katërt. Ndërkaq, futbollistët shqiptarë po tregojnë lojëra të mira dhe që duhet veçuar edhe të riun Dardan Kastratin i cili në ndeshjen e fundit shënoi dy gola në fitoren si mysafir me rezultat 8:0 ndaj FC Österlen. Klagstorps IF mban vendin e katërt me 23 pikë të mbledhura, ndërsa MF Pelister kryeson me 38 pikë, pasojnë Skabersjö IF me 30 pikë e IFK Ystad me 27 sosh. Dardani luan mesfushor ofensivë dhe dëshmohet gjithnjë e më i mirë. ai nuk ka më shumë e 19 vjet, por ka synime të mëdha me ekipin. Synimet e Kastratit janë ekipin ta ngritin sa më lart, sepse për dy edicione e kanë ngjitur në divizionin e pestë. Edhe pse Kastrati ka oferta nga klubet më të mira, nuk e ka ndërmend të lëviz, sepse e ka pikësynim të vazhdojnë sukseset me klubin e tashmë, pasi që shumica janë shqiptarë. Ky ishte ekipi që luajti herën e fundit: Visar Ademi, Ali Sheshaee, Nihad Deliç, Ramyar Sheshaee, Haris Rozajac, Baki Krasniqi, Dardan Kastrati, Liridon Dakaj, Muhamet Behrami, Adnan Begoviç, Asmir Rozajac, Bashkim Krasniqi, Flamur Gashi, Granit Zymeri dhe Valir Hajrizi. Shef sportiv i klubit është Baki Krasniqi, i cili po bënë një punë të madhe për realizimin e sukseseve të kësaj skuadre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat