Vdes futbollisti brazilian

Futboll

Vdes futbollisti brazilian

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 14:58
Wesley Lopes

Sulmuesi i njohur Wesley Lopes ka vdekur papritur në fushën e lojës. Gjatë stërvitjes, 35-vjeçari pësoi një atak në zemër ku edhe pas përpjekjeve të mjekëve ai nuk mundi të mbijetonte. Klubi brazilian Uniao Agricola Barbarense ende nuk ka zyrtarizuar vdekjen e lojtarit ndërsa mediat ndërkombëtare raportojnë se trupi i futbollistit është dërguar pranë familjes. Lopes pjesën më të madhe të karrierës e kaloi në futbollin europian si futbollist i skuadrave Alaves, Grasshopers, Pacos Ferreira, Vaslui, CM Iasi, shkruan "romania tv".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat