Largohet edhe Berat Gjimshiti

Futboll

Largohet edhe Berat Gjimshiti

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 13:05
Berat Gjimshiti

Në javën e fundit të mbetur në tregun e transferimeve, Berat Gjimshiti mund të largohet nga Atalanta. Megjithatë, karriera e mbrojtësit shqiptar pritet të vazhdojë në Serinë A italiane.

Sipas Gazzetta dello Sport, kalabrezët që fundjavën e kaluar debutuan për herë të parë në histori në elitën e futbollit italian, janë të interesuar për shërbimet e mbrojtësit 23-vjeçar.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Davide Nicola është në kërkim të dy lojtarëve për të përforcuar repartin difensiv dhe Gjimshiti është një alternativë që pëlqehet, për faktin se mund të aktivizohet në qendër, por edhe si mbrojtës krahu. Në ndeshjen e parë sezonale të humbur minimalisht në fushën e Bologna-s, “peshkaqenët” zbritën në fushë me formacionin 3-4-3, i cili i garantoi një vit më parë ngjitjen në Serinë A. Por, në futbollin e të mëdhenjve, ku Crotone duhet të mendojë të pësojë sa më pak gola, mund ta bindë stafin teknik të ndryshojë rreshtimin në fushë dhe me eksperiencën e kualitetin që zotëron Gjimshiti vlerësohet si një përforcim i rëndësishëm në këtë drejtim.

Në ndeshjen e parë të sezonit, ku Atalanta u mposht 4-3 në shtëpi nga Lazio, Gjimshiti nuk ishte as në stol, ndërsa prej transferimit në stadiumin “Atleti Azzurri” në Janar të këtij viti, ka luajtur vetëm në tre ndeshjet e fundit të sezonit të kaluar, pasi skuadra realizoi objektivin për mbijetesën në Serinë A, transmeton SuperSport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat