Wenger, një lum me kritika nga tifozët...

Futboll

Wenger, një lum me kritika nga tifozët...

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 19:42
Arsene Wenger

Skuadra e Arsenalit nga Londra në dy ndeshjet e para ka një barazim e një humbje, por që pritet të shpërthejë në javët e ardhshme. Në hapje Arsenali si vendas pësoi me rezultat 4:3 nga Liverpooli, pastaj si mysafir u nda baras 0:0 me kampionin në fuqi, Leicester Cityn. Skuadra që drejtohet nga Arsene Wenegr nga një start të keq, por janë të bindur se nga fundi i javës së ardhshme do të këndellen.  Patrick Viera e mbështet Arsene Wenger dhe politikat e tij rrepta të transferimeve te Arsenal por thotë se duhen përforcime pas startit jo të mirë të Premier League. Me Topçinjtë që janë akoma në kërkim të fitores së parë, drejt Wenger ka pasur një lum me kritika nga tifozët dhe mediet për shkak të mungesës së blerjeve të reja të ekipit, që vitin e kaluar përfundoi në vend të dytë. Ai ka bërë tre transferime deri tani, Granit Xhaka, Rob Holding dhe Takuma Asano. “Unë e admiroj këtë gjë, në një botë ku disa klube kanë aq shumë para, sa që shkojnë e blejnë lojtarë 50 milionë euro dhe që realisht e kanë vlerën 15 milionë euro,” - shprehet Viera, i cili ka qenë kapiteni i Wenger te Arsenal dhe që prej vitit 2004 është trajneri i New York City në MLS. “Por nga ana tjetër, ekipi nuk po paraqitet edhe aq mirë saç duhet dhe tifozët janë mësuar të fitojnë. Por ekipi ka qenë zhgënjyes, duke humbur ndeshje që duhet t’i kishin fituar. Gjenerata ime kishte shumë lojtarë të fortë fizikisht. Në pesë vitet e fundit Arsenal ka blerë lojtarë më të lëvizshëm dhe teknikë. Tani kur shoh Arsenalin, është e vërtetë që luajnë futboll të bukur por kam ndjesinë se i mungon diçka – prezenca fizike, personaliteti, kjo është ajo që i mungon”, ka thënë Viera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat