Shkëndija fton të gjithë në stadium kundër belgëve

Futboll

Shkëndija fton të gjithë në stadium kundër belgëve

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 15:22
KF Shkëndija

Skuadra e Shkëndijes nga Tetova po përgatitet për ndeshjen e kthimit kundër Gent nga Belgjika, ndeshjen e vlefshme e play-off-it për Europa League në futboll. “Klubi ynë i zemrës po e realizon me sukses ëndrrën europiane. Të enjten (25.08.2016), në Shkup hidhet njëri nga hapat më të veçantë drejt bërjes së historisë e të lavdisë së klubit. Në funksion të përkrahjes sa më masovike dhe mbushjes së tribunave deri në ulësen e fundit, sponsori dhe kryesia e klubit duke vlerësuar edhe situatën socio-ekonomike në vend, ka vendosur ta suportojë këtë mision duke e përgjysmuar çmimin e biletës në vetëm 100 denarë, madje në anën më të përshtatshme – Tribuna Jugore. Për rast të veçantë, me çmim të veçantë. Ju mirëpresim sa më masovikisht. Le ta përkrahim pa rezervë vulosjen e ardhmërisë europiane. Ju mirëpresim me shumë respekt dhe konsideratë”, thuhet nga KF Shkëndija.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat