Trepça me dy lojtarë me pak mposhti Gjilanin!

Futboll

Trepça me dy lojtarë me pak mposhti Gjilanin!

Nga: Kemajl Goca Më: 21 gusht 2016 Në ora: 17:53
Pamje nga një ndeshje

Gjilani shokon në konak të vetin, duke pësuar me rezultat 2:1 nga Trepça ’89 e Mitrovicës. Mysafirët bënë sensacion, sepse triumfuan me dy lojtarë me pak. Futbollistët mitrovicas importuan tri pikë të mëdha. Në minutën e 73-të, Ilir Izmaku ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe përjashtohet nga loja, po ashtu ishte përjashtuar edhe Fiton Hajdari në minutën e 54-të. Mitrovicasit në 17 minutat e fundit ishin me dy futbollistë me pak në fushë. Në minutën e 74-të, Isa Eminhaziri  nga penaltia ishte i pagabueshëm dhe barazoi rezultatin 1:1 . Në minutën e 84-të, Muharrem Jashari shënoi për fitoren e madhe të Trepçës ’89. Kjo ishte një fitore sensacionale për mitrovicasit, kur kihet parasysh se luajtën pa dy futbollistë në fushë sidomos nga minuta e 73-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat