Shqiptari shënoi dy gola për Osijekun dhe i solli tri pikë

Futboll

Shqiptari shënoi dy gola për Osijekun dhe i solli tri pikë

Nga: Kemajl Goca Më: 21 gusht 2016 Në ora: 12:41
Muzafer Ejupi

Osijeku vazhdon me rezultat të mira në elitën e futbollit kroat. Futbollisti shqiptar, Muzafer Ejupi, është kreatorë i fitores së Osijekut me rezultat 3:2 kundër  Slaven Belupo-s. Vendasit nuk kishin forcë për ta ndalë sulmuesin shqiptar që tregoi angazhim të madh dhe njëherësh shënoi dy gola: në minutën e 54-të e 85’. Për Ejupin ky ishte goli i tretë në edicionin e sivjetshëm dhe është i dyti në listë të shënuesve në kampionat. Ai është i kënaqur që u kthyen me tri pikë nga Koprivnica, ndërsa Osijeku renditet në vend të tretë me 13 pikë pas 6 javëve ose tri më pak lideri Dinamo e Zagrebit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat