Premier League/ Chelsea fiton në frymën e fundit. Siti nuk zhgënjen ndaj Stoke City

Futboll

Premier League/ Chelsea fiton në frymën e fundit. Siti nuk zhgënjen ndaj Stoke City

Më: 20 gusht 2016 Në ora: 18:29
Chelsea

Chelsea dhe Manchester Siti nuk kanë zhgënjyer dhe në sfidën e javës së dytë në “Premier League”. Blutë e Londrës arritën që të përmbysnin rezultatin në sfidën ndaj Watfordit në minutat e fundit të ndeshjes.

Batshuay në minutën e 80-të dhe Diego Kosta në të 87-tën, zhvlerësuan golin e Capoue, duke i dhanë tre pikët e rradhës skuadrës së drejtuar nga Antonio Konte.

Fitore të rëndësishme arriti dhe Manchester Siti në transfertë përballë skuadrës së Stoke City. Ekipi i Pep Guardiolës fitoi me rezultatin e thellë 4-1. Autorët e golave për Sitin ishin Sergio Agurro dhe Nolito që shënuan secili nga dy gola.

Pas këtyre tre pikëve, Chelsea dhe Manchester Siti ngjiten në kuotën e 6-pikëve së bashku me Manchester United dhe Hull City.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat