Eksperti spanjoll: Mustafi nuk është i mirë për Arsenalin

Futboll

Eksperti spanjoll: Mustafi nuk është i mirë për Arsenalin

Më: 20 gusht 2016 Në ora: 12:13
Shkodran Mustafi

Eksperti spanjoll, Guillem Balague, ka vënë në pikëpyetje pretendimet e Arsenalit për të transferuar Shkodran Mustafin.

Topçinjt janë në luftë për të transferuar mbrojtësin shqiptar, por Balague thotë se ai nuk mbushë nevojat e Arsenalit.

“Nuk mendoj se Mustafi është mjaft i mirë për Arsenalin. Por, nuk ka aq shumë qendërmbrojtës të mirë në treg për momentin”.

“Ai do të ishte një përmirësim i lehtë, por nuk ka vlerë për shumën e transferimit që është thënë se do të paguajë Arsenali”, u shpreh Balague.

Arsenali ka bërë ofertë prej 35 milionë eurosh për Mustafin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat