Guraziu:Meda e Pacolli me bindën për Hajvalinë

Futboll

Guraziu:Meda e Pacolli me bindën për Hajvalinë

Nga: Kemajl Goca Më: 20 gusht 2016 Në ora: 00:07
Fillim Guraziu

Fillim Guraziu prej sulmuesve më të mirë në Kosovë, beson se me Hajvalinë do të arrijnë suksese në elitën e futbollit. Ai tregon se këngëtari Meda, si dhe Xhavit Pacolln e bindën që pas një viti të rikthehet në Hajvali.  "Një bisedë e shkurtër me Medën dhe Xhavit Pacollin me bindën që mu kthye dhe me dhënë kontribut në ekip. Po ndihem shumë mirë. Dihet që Hajvalia nuk është e fortë si sezonet e kaluara, pasi kanë pak krizë financiare dhe nuk mund të presim shumë. Ka ndryshime të shumta edhe në lojtarë, mirëpo ditëve të fundit ka disa levizje dhe presim që të jem një ekip i mesit të tabelës. Besojmë se ka me qenë më i mirë ky edicion dhe me atraktiv, pasi ekipet e dinë vlerën e kampionatit. Dalja në Europë, shpërblimet e shumta nga UEFA janë shtysë e mirë për organizim dhe për kërkimin e rezultateve të secilit ekip", tha Guraziu, i cili përmend edhe ekipet për titull. "Për titull janë Feronikeli, Prishtina, Besa, Gjilani e deri diku Llapi, kurse të tjerat do të jenë të gjitha aty, afër mbijetesës dhe varet edhe pak prej fatit sportiv. Sigurisht që cilësia është në rritje dhe prurjet që i kanë bërë ekipet e rrisin pa dyshim cilësinë edhe me rritjen e saj edhe shikuesit nuk mungojnë në tribuna", tha ai. "Hajvalia ka nevojë mi ndihmuar këtë sezon dhe e bëj me kënaqësinë më të madhe , si dhe jam i lumtur që jam bashkë në ekip me kapitenin Gëzim Gashin", tha Guraziu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat