Huligani serb sërish në stadiumet europiane

Futboll

Huligani serb sërish në stadiumet europiane

Më: 19 gusht 2016 Në ora: 19:23
Ivan Bogdanov

Huligani serb, Ivan Bogdanov është rikthyer sërish nëstadiumet italiane. Edhe pse njihet si një tifoz mjaft problematik, 6 vite më parë dogji flamurin shqiptar në Genoa në ndeshjen Itali-Serbi, Bogdanov arrin të futet nëpër stadiumet e Europës pa pasur pengesa. Ai ka qenë i pranishëm mbrëmjen e së enjtes në stadiumin “Mapei” duke përkrahur serbët e Crvena Zvezdas në ndeshjen ndaj vendasve të Sassuolos, ku italianët hipotekuan fazën e grupeve të Europa League duke fituar 3:0. Huligani serb u fut në fushën e lojës edhe në ndeshjen e ndërprerë mes kombëtares shqiptare dhe Serbisë në Beograd.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat