Fansat nga Kosova i shkruajnë letër Granit Xhakës, bëhen sensacion në media

Futboll

Fansat nga Kosova i shkruajnë letër Granit Xhakës, bëhen sensacion në media

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 13:20
Granit Xhaka

Portali i njohur goal.com ka publikuar letrën e hapur të  tifozëve të Arsenalit në Kosovë drejtuar Granit Xhakës, që ky i fundit të pranojë Kosovën.

Kosova është pranuar me të drejta të plota dhe është duke mbledhur yjet e aj nëpër botë për tu prezantuar sa më mirë në eliminatoret për Kampionatin Botëror.

Gaoal.com shkruan duke i cituar mediat kosovare se Albert Bunjaku ka filluar bisedimet me i Xhakën, Xherdan Shaqiri (Stoke City), Valon Behrami (Ëatford), Shani Tarashaj (Everton) dhe po ashtu edhe Adnan Januzajn.

Ylli i Vitesses, Milot Rashica, ka pranuar Kosovën, ashtu siç e ka pranuar duhsja e Manchester City, Bersant Celina dhe Sinan Bytyqi.

Kosova është në grup me Kroacinë, Ukrainën, Turqia, Islanda dhe Finlanda.

Këtu poshtë mund ta lexoni letrën e tifozëve dërguar Xhakës.

Një letër për Granit Xhakën

Në këto momente kur përfaqësuesja e Kosovës në futboll është duke u konsoliduar, në bazë të traditës së fansave të ekipeve në tërë Botën, edhe fansat zyrtarë të Arsenalit në Kosovë dëshirojnë që të bëjnë një lutje për yllin tonë në skuadrën e Arsenalit, Granit Xhaka.

Futbolli kosovarë ka kaluar në shumë sfida. 30 vite kemi jetuar të izoluar. E kemi mbajtur gjallë këtë sport në kushtet më të vështira atmosferike. Kemi ëndërruar që 30 vite të luajmë për shtetin tonë.

Nuk ja kemi dalë sepse kemi qenë të okupuar.

Ndërkohë ato gjenerata të vjetra janë larguar për jashtë vendit dhe fëmijët e tyre i kanë frymëzuar për t’u marrë me këtë sport. Është meritë e prindërve të tyre sepse ata kanë punuar që të nxjerrin talentin e tyre nga djemtë e tyre në futboll, sportin më të popullarizuar në Botë.

Nëse nuk je talent nuk mundet të zhvillojë as Zvicra dhe asnjë shtet në Botë. Atë ua ka falur Zoti, e meritën më të madhe për këtë e kanë familja dhe askush tjetër.

Granitin e kemi pritur me zemër të madhe në Kosovë, si fansa të Arsenalit. E kemi përcjell në çdo vend. E kemi ruajtur edhe nga mediat vetëm dhe vetëm që ai të ndihet i lirë në vendin e tij. Disa kemi, në mos të gjithë, kemi derdhur lot gëzimi kur është transferuar tek ne. Tani, ashtu sikurse u gëzuam pa masë kur hyri në fushë për të luajtur kundër Liverpool të shtunën, duam që të njëjtat emocione të na sjellësh edhe për përfaqësuesen tonë.

Nuk do të jemi vetëm ne krenar për ty, do të jenë të gjithë shqiptaret anë e mbanë botës.

Granit, e ke shansin të jesh idol i krejt Kosovës, një hero i gjallë. Ndoshta nuk do të fitosh të mira materiale, sa me Kombëtaren e Zvicrës, por ajo që do të fitosh do të jenë zemrat tona.

Granit, thuaj PO KOSOVËS.

Bëje krenar vendin dhe popullin tënd.

Me respekt kryesia e klubit të fansave zyrtarë të Arsenalit në Kosovë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat