FSHF ndan premiot e “Euro 2016”, Rashica dhe Shala marrin shpërblimin. Ja mesazhi

Futboll

FSHF ndan premiot e “Euro 2016”, Rashica dhe Shala marrin shpërblimin. Ja mesazhi

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 00:14
Shala-Rashica-Rrahmani

Futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë kanë qenë shumë të lumtur, pasi në celularin e tyre ka shkuar mesazhi: në llogarinë tuaj kanë mbërritur 31 mijë euro shpërblim.

Kaq ka qenë shuma qe kane përfituar lojtaret e perfaqesueses dhe stafi teknik si shpërbilm per ate qe bene ne Europian, premio e vendosur nga FSHF dhe qeveria shqiptare.

Nese nuk do ishte per taksat kjo shifer do ishte me e larte. Ata i dhane një kanaqesi të jashtezakonshme vendit dhe përpos kënaqësisë morale për përfaqësimin e ngjyerave kuqezi në një event madhor dhe dashurisë së tifozerisë tani janë shpërblyer dhe  materialisht.

Po nuk mbaron me kaq. I njejti mesazh i ka shkuar edhe Milot Rashicës  e Herolind Shalës megjithëse këta të fundit u larguan zyrtarisht nga përfaqësuesja.

Duke qenë se ishin ndër 28 lojtarët e grumbulluar paraprakisht për Europianin ata u shpërblyen me nga 8 mijë euro secili pavarësisht se nuk shkuan në Francë dhe përtej faktit se vetëm para pak ditësh i kanë dhënë zyrtarisht lamtumirën Kombëtares.

FSHF ka dashur të tregohet deri në fund korrekte duke i respektuar dhe në mbajtjen e këtij premtimi.

Gjithsesi përtej këtij shpërblimi simbolik, Shqipëria mbi të gjitha ju ka dhënë mundësinë e artë që për disa vite të përfaqësonin ngjyrat e Kombit në arenën ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat