Kroacia publikon listën, kjo mund të jetë edhe ndaj Kosovës

Futboll

Kroacia publikon listën, kjo mund të jetë edhe ndaj Kosovës

Më: 16 gusht 2016 Në ora: 19:34
Futbollistët e Kroacisë

Kombëtarja e Kroacisë po mendon për sfidat që e presin në muajin shtator e tetor dhe faktikisht është në grup shumë të fortë, së bashku me Turqinë, Islandën, Ukrainën, Kosovën e Finlandën. Përzgjedhësi kroat ka bërë të ditur listën për takimin e parë që do të zhvillojnë me 5 shtator. Kombëtarja e Kroacisë është ndër të parat që ka zbuluar listën e lojtarëve. Përzgjedhësi Ante Çaçiç, ka publikuar listën e futbollistëve dhe nuk e ka ftuar ish-talentin e Barcelonës, Alen Haliloviq. Ai mendon se ka ftuar më të mirë dhe që mund të jenë të gatshëm për supersfidën e parë ndaj Turqisë. Kroacia llogaritet si favoritë në grupin I të eliminatorëve për Kampionatin  Botëror – ‘Rusia 2018’. Ndërkaq, me 6 tetor do të luajnë si mysafir i Kosovës, sfidë e cila pritet me padurim nga kudo që janë shqiptarë.  Kjo është lista e plotë e Kroacisë: Portierë: Danijel Shubasiq (Monaco), Lovre Kaliniç (Hajduk), Ivan Vargiç (Lazio), mbrojtës: Sime Vrsaljko (Atletico Madrid), Vedran Corluka (Lokomotiv), Domagoj Vida (Dynamo Kijev), Dejan Lovren (Liverpool), Ivan Striniç (Napoli), Josip Pivariç (Dinamo), Tin Jedvaj (Bayer Leverkusen); mesfushorët: Luka Modriç (Real Madrid), Ivan Rakitiç (Barcelona), Ivan Perishiq (Inter), Milani Badelj (Fiorentina), Mateo Kovaçiç (Real Madrid), Marcelo Brozoviç (Inter), Marko Rog (Dinamo), Ante Coriç (Dinamo); sulmuesit: Marko Pjaca (Juventus), Duje Cop (Sporting Gijon), Mario Mandzukiç (Juventus), Nikola Kaliniç (Fiorentina) dhe Andrej Kramariç (Hoffenheim).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat