Milot Rashica kështu i drejtohet De Biasit

Futboll

Milot Rashica kështu i drejtohet De Biasit

Më: 15 gusht 2016 Në ora: 16:01
De Biasi

Milot Rashica ka zgjedhur Kosovën, duke lënë Shqipërinë. Ai u bë ylli i parë që i thotë PO, Kosovës. SuperSport ka zbuluar edhe mesazhin që talenti vushtrrias ia ka dërguar presidentit të FSHF-s, Armand Duka, dhe trajnerit të Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi. “Ju falënderoj për mbështetjen disa vjeçare që më keni dhënë. Jam i lumtur që kam bashkëpunuar me ju, por do luaj për Kosovën”, u ka shkruar Rashica.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat