Cili trajner e ka bashkëshorten në farmaci?

Futboll

Cili trajner e ka bashkëshorten në farmaci?

Nga: Kemajl Goca Më: 12 gusht 2016 Në ora: 10:59
Agron Selmani

Agron Selmani, përveç si kryetrajner i KF Ferizajt, është edhe farmacist, por që të dyja shumë herë e stresojnë. “Te dy drejtimet janë të mira, por edhe punë stresuese, nuk është e lehtë. Por nuk jam pishman se i kam zgjedhur këto dy profesione... Farmacia të mundëson të kontaktosh me njerëzit që kanë nevojë apo një këshill farmaceutike, kurse zeja e trajnerit është konstant në kërkim të suksesit dhe atëherë kur kjo mungon je gjithmonë i gjykuar”, tha Selmani. Cila paguhet më shumë? “Pasioni nuk ka çmim nganjëherë, atëherë kur mendon se ia vlen apo paguhet atëherë e sheh se je ende në investime. Farmacia me ka dhënë një marrëdhënie me publikun në një formë tjetër, kurse zeja e trajnerit në një formë pak më ndryshe, të merresh me zejen e trajnerit, pa një profesion dytësor në rrethanat e Kosovës është një rrezik në vetvete”, përgjigjet Selmani. A do ta kishe ndërruar profesionin e farmacistit me trajner? “Mendoj të udhëtojmë bashkë edhe një kohë. Unë kam edhe një farmaci private të cilën e menaxhon  bashkëshortja, magjistër i farmacisë dhe në njëfarë mënyrë unë jam i ndarë nga farmacia dhe i jam përkushtuar më shumë zejes se trajnerit mund te quhet largim i planifikuar nga zeja e farmacistit dhe sinonim i farmacisë në familjen time është bashkëshortja, por mund të shtoj edhe këtë, se nuk mund të thuhet se nuk ia kam gjetur ilaçin bashkëpunimit të dy profesioneve”, ka thënë Selmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat