Një futbollist i kombëtares së Gabonit në Tiranë

Futboll

Një futbollist i kombëtares së Gabonit në Tiranë

Më: 10 gusht 2016 Në ora: 15:56
Futbollisti i Gabonit në një veprim

Skuadra e Tiranës ka vendosur të zgjidhë mangësitë në repartin e avancuar duke afruar futbollistë nga tregu i huaj, më saktësisht nga ai afrikan. Klubi bardheblu ka bërë të ditur sot se ka arritur akordin me një lojtar nga Gaboni, të cilin klubi e ka prezantuar si sulmuesin e kombëtares së këtij vendi. “Sulmuesi i Kombëtares së Gabonit i bashkohet sot skuadrës në stërvitje. Sulmuesi nga Gaboni Romuald Ntsitsigui ka mbërritur dje në Shqipëri për t’u bashkuar sot pasdite me Tiranën në stërvitje. Futbollisti është parë dhe pëlqyer nga stafi teknik, ndërkohe që sot do të zhvillojë seancën e parë stërvitore Romuald është 25-vjeç, vjen nga kampionati i Gabonit dhe në sezonin e fundit është aktivizuar me skuadrën AS Mangasport, raporton panoramasport. Luan në rolin e sulmuesit dhe është pjesë e Kombëtares së Gabonit me të cilën ka zhvilluar 15 ndeshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat