Basha firmos me Barin

Futboll

Basha firmos me Barin

Më: 9 gusht 2016 Në ora: 18:59
Migjen Basha

Futbollisti shqiptar, Migjen Basha,  është anëtar i ri i Barit. Mesfushori shqiptar ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e klubit nga San Nicola dhe do ta vazhdojë karrierën në Serie B italiane. Basha kishte edhe një vit kontratë me skuadrën Luzern-it dhe ajo është shkëputur përfundimisht nga klubi zviceran dhe ka firmosur një kontratë dyvjeçare me Barin. Pas 6 muajve ku luajti në formë huazimi te Como, 29-vjeçari i kombëtares kuqezi transferohet në një skuadër më të fortë që ka si objektiv kryesor ngjitjen në Serie A Basha ka kaluar me sukses edhe vizitat mjekësore dhe tashmë mund të konsiderohet si futbollisti më i ri i skuadrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat