Inter emëron trajnerin e ri

Futboll

Inter emëron trajnerin e ri

Më: 9 gusht 2016 Në ora: 09:49
Frank de Boer

Frank de Boer është emëruar trajner i ri i Interit në kontratë trevjeçare, ka konfirmuar klubi italian.

“Nerazzurrët” kanë reaguar shpejtë duke zëvendësuar Roberto Mancinin, i cili u largua nga posti të hënën pas mosmarrëveshjeve me Suning Holdings Group, pronarët e rinj të klubit.

De Boer u shfaq si favorit kryesor, dhe Inter ka konfirmuar angazhimin e tij.

“Inter konfirmon se holandezi Frank de Boer do të prezantohet si trajner i ri i ekipit”, thuhej në komunikatën e klubit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat