Mancini largohet nga Interi

Futboll

Mancini largohet nga Interi

Më: 8 gusht 2016 Në ora: 12:22
Roberto Mancini

Roberto Mancini ka vendosur që të prishë kontratën me Interin, pas mosmarrëveshjeve me drejtuesit e klubit.

Tensioni i krijuar ditëve të fundit mes klubit dhe trajnerit italian, ka çuar në prishjen e marrëdhënieve mes dy palëve, e cila pritet të përfundojë me largimin e Mancinit nga Interi.

Sipas medieve italiane, strategjia e transferimit të lojtarëve dhe çështja e rinovimit për të cilën pronarët e rinj të klubit kanë hezituar që ta bëjnë, kanë ndikuar që Mancio të kërkojë prishjen e kontratë.

Vendin e lënë të lirë nga Mancini, pritet që ta zërë holandezi Frank de Boer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat